Lajme

Ahmeti e quan rekord numrin e testimeve por ia huq me numrin e rasteve të reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rekordit të ri të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Ahmeti numër rekord e quan numrin e testimeve por jo edhe të rasteve të konfirmuara pozitivë me koronavirus, shifër kjo të cilës ia ka huqur, duke thënë se janë 517 raste, e në fakt IKSHPK njoftoi se janë 514.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar: 517 raste sot në Kosovë por numër rekord prej 1750 testeve.