Lajme

Ahmeti: Deputetët e Kuvendit kanë marrë 2 milion euro paga që nga fillimi i pandemisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka llogaritur pagat që kanë marrë deputetët e Kuvendit që nga fillimi i pandemisë e deri sot.

Ai ka publikuar një shifër të pagave të deputetëve për periudhën kohore prej nëntë muajsh që arrin vlerën e 2 milionë eurove.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas Ahmetit, deputetët e Kuvendit kanë marrë 2 milionë euro paga.

“Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milion euro paga”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ndërsa, po këta deputetë për të shtatën herë refuzuan të votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.