Lajme

Agim Veliu e Avdullah Hoti s’marrin pjesë në votim për presidentin

Teksa ka filluar votimi për presidentin, dy deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti dhe Agim Veliu nuk po marrin pjesë në votim.

Ata janë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk po marrin pjesë në votim.

Ndërsa, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dha qëndrimin e tij, ai po merr pjesë në votimin e presidentit të vendit.