24 orë+

Afrim Gashi: Ne jemi gjeneratë që janë edukuar në sakrificën e Adem Jasharit dhe Harun Aliut

Në intervistën “Pa maskë”, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka thënë se ditën e zgjedhjeve, më15 korrik, shqiptarët do ta ndryshojnë mendësinë politike. Sipas tij, ky do të hettë edhe dallimi i këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”.

Tutje, i pytur se me çfarë dallon Alternativa nga partitë e tjera, ai u përgjigj: “Ne jemi një brez i ri i politikanëve, që kompromisin nuk e kuptojnë si dorëzim para maqedonasve. Ne jemi gjeneratë që janë edukuar në sakrificën e Adem Jasharit dhe Harun Aliut”, tha ai, njofton 24-ore.info

Gashi është shprehur i bindur se se tash si asnjëherë më parë shqiptarët janë përcaktuar për ndryshim.

Një prej shqetësimeve kryesore që ka ngritur Afrim Gashi në emisionin “Pa maskë” me gazetarin Xhevdet Pozhari ishte edhe shpërngulja e madhe e shqiptarëve nga vendbanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, shpërngulja është rezultat i varfërisë.

 “Apatia politike, mosrealizimi i premtimeve dhe, kryesisht, varfëria, janë arsyet për numrin kaq të madh të shpërnguljes së të rinjve shqiptarë në vendin ynë. Prandaj ne jemi të fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin lokal”, deklaroi Gashi./24-ore.info

No description available.