24 orë+

Afrim Gashi: Asnjë shqiptar nuk u ka borxh partive

Në një intervistë me gazetarin Xhevdet Pozhari, e cila emetohet në TV7 dhe 24-ore.info, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, duke u përgjigjur për punësimet e të rinjve, deklaroi se: “Asnjë shqiptar nuk i ka borxh asnjë partie politike. Partitë u kanë borxh shqiptarëve. Këtë e kemi dëshmuar edhe me udhëheqjen e Ministrisë së Kulturës”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se oferta zgjedhore e koalicionit “Tash është koha” është mirëqenia ekonomike, rritja e vendeve të punës, rritja e rrogave dhe ulja e papunësisë.

Tutje ai është shprehur i bindur se me 15 korrik fitorja do t’i përkasë koalicionit ‘Tash është koha’ i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe se, sipas tij, kjo fitore do të jetë e thellë.

 “Synimi ynë është t’i marrim 120 mijë vota, të cilët do të përkthehen në numra deputetësh”, tha Gashi./24-ore.info

No description available.