Bota Lajme

Afrikë e Jugut: Vdekja e 21 të rinjeve në klub të natës, mister që po hetohet nga policia

Policia e Afrikës së Jugut përpiqet të zbulojë misterin e vdekjeve së 21 të rinjeve në një klub të natës.

Shiriti i verdhë i policisë tani rrethon vendin e pijes në qytetin e Afrikës së Jugut, ku 21 adoleshentë vdiqën në rrethana të pashpjegueshme.

Një ekip mjeko-ligjor ka kaluar nëpër vendin në Tavernën Enyobeni për të provuar të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht, raporton BBC.

Në trupat e të ndjerit nuk ka pasur lëndime të dukshme, kanë thënë autoritetet, kështu që një përplasje duket një shpjegim i pamundur.

Disa kanë thënë se viktimat janë helmuar, por kjo nuk është konfirmuar.

Bordi i pijeve alkoolike i Afrikës së Jugut ka thënë se pronarët e tavernës do të përballen me akuza penale pasi dyshohet se kanë shkelur marrëveshjet e licencimit.