Lajme

Afera 5 milionëshe e Blerim Kuçit, reagon sërish ministri

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka folur edhe një herë për tenderin 5 milionësh për të cilin ka raportuar ditë më parë Gazeta Insajderi.

Ai ka thënë se në atë kohë ska qenë as ministër dhe as deputet dhe ai tender është fituar në kohën sa ka qenë Kurti kryeministër.

“Nuk thash që i kam ikur përgjigjësisë, por është problemi përcjellë, ka qenë një objekt administrativ për këta punonjës dhe më nuk ekziston. Tenderi ka ndodh kur as nuk kam qenë ministër dhe as deputet dhe e drejta ligjore ma lejon sepse unë prej asaj jetojë”, tha Kuçi para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.