Lajme

Adriatik Kelmendi i del në krah qeverisë, sulmon deputetët e opozitës

Miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i propozuar nga Qeveria ka dështuar për të pestën herë radhazi. Derisa kjo është interpretuar si mungesë e fuqisë politike të qeverisë, gazetari dhe drejtori i Klan Kosova Adriaitik Kelmendi ka zgjedhur të akuzojë opozitën dhe është renditur përkrahë zërit të pushtetit.

“Këta deputetët që i marrin rreth 2 mijë euro në muaj, nuk mund të bëhen bashkë e ta hartojnë e kalojnë një ligj i cili do t’i ndihmonte qytetarët shumë prej të cilëve në kohë pandemie s’i kanë as nga 200 euro në muaj.Kësaj i thuhet marre e madhe!”, ka shkruajtur në rrjetin e tij social, Adriatik Kelmendi./24-ore.info