Kuriozitete

Adoleshentja nigeriane merr 19 oferta bursash me vlerë prej më shumë se 5 milionë dollarë

Një adoleshente nigeriane ka marrë 19 oferta për bursa për studime të plota nga universitetet kanadeze dhe amerikane.

Victory Yinka-Banjo, një maturante 17-vjeçare e shkollës së mesme, iu ofrua më shumë se 5 milionë dollarë paratë e bursave për një program universitar të studimit, sipas dokumenteve të pranimit dhe vlerësimeve të çmimeve të ndihmës financiare, raporton CNN.

“Ende më duket e pabesueshme. Unë aplikova në kaq shumë shkolla sepse as që mendoja se ndonjë shkollë do të më pranonte”, tha Victory.

17-vjeçares iu dhanë bursa të plota nga shkollat e Ivy League, Yale College, Universiteti Princeton, Kolegji Harvard dhe Universiteti Brown.

Oferta të tjera të bursave amerikane përfshinin ato nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT), Universiteti Stanford, Universiteti Johns Hopkins dhe Universiteti i Virxhinias.

Në Kanada, Victory iu ofrua bursa nga Universiteti i Torontos dhe bursa nga Universiteti i British Columbia.

Victory tha se ajo shpreson të studiojë Biologji Llogaritëse. Sidoqoftë, ajo ende po vlerëson mundësitë e saj se cilën shkollë do të zgjedhë, pasi i janë ofruar brusa nga shumë institucione prestigjioze.