Kosovë

Abrashi: Vetëm sot arritën mbi 9 mijë bashkatdhetarë, lajm i mirë për ekonominë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se vetëm përgjatë ditës së sotme, në Aeroport të Prishtinës kanë arritur mbi 9 mijë bashkatdhetar, teksa u realizuan mbi 35 mijë fluturime komerciale.

Abrashi ka thënë se një numër kaq i madh i mërgimtarëve nënkupton lajm të mirë për ekonominë. Ai këtë koment e ka bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash”, ka deklaruar Abrashi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se situata në Aeroportin e Prishtinës, përkundër grumbullimeve, raportohet të jetë nën kontroll sa i përket respektimit të masave anti-Covid përbrenda terminalit.

“Kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, ka shtuar ministri Abrashi.