Lajme

Abrashi i LDK-së pyetet për zarfin amerikan me emrin e presidentit: ”Nuk them jo, por… ”

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, i cili vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mohuar se do ta refuzonin një zarf në të cilin do të figuronte emri i presidentit, post ky i cili u bë problematik me të dhënë dorëheqje parapraku Hashim Thaçi.

”Ne kuptojmë ambiciet politike të secilës parti. Presim tryezën, t’i shohim mundësitë, nëse kanë vullnet të gjejmë zgjidhje, në mënyrë që të zgjidhet çështja shpejtë”.

Çka nëse nëse partitë politike nuk merren vesh mes vete, dhe vie ndonjë zarf me emrin e presidentit? – u pyet Abrashi, njofton Klan Kosova.

”Nuk është që parapëlqejmë zarfet, por sidoqoftë ne duhet të punojmë e të gjejmë zgjidhje”.

”Për vendin më mirë është stabiliteti politik, sepse të hyjmë në cilët të zgjedhjeve i cili ka me prodhuar një Kuvend i cili prapë nuk ka me prodhu zgjidhje për çështjen e presidentit”.

Info Magazine: Atëherë jo, një president me zarf?

”Jo, nuk po them jo por, besoj që jemi të pjekur politikisht mjaftueshëm që ne të bëjmë një zgjidhje adekuate. Mendoj që në Kosovë ka shumë kuadro të mirë me shumë parti politike të cilët do të jenë të zott për ta ushtruar atë post”.

”Besoj se liderët javëve në vijim do të ofrojnë një zgjidhje për vendin”.