Kosovë

Abrashi: Avdullah Hoti ka bërë punë të mirë në Qeveri, prandaj e zgjodhëm kandidat

Sekretari i LDK’së, Arban abrashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 arsyet pse Avdullah Hoti është zgjedhur kandidat për kryeministër.

“Zoti Hoti është votuar nga kryesia e LDK’së. I njëjti rekomandim është përcjellë tek Këshilli. Ndoshta është, shpeshherë është përmend që emra tjerë janë lakuar. Në LDK e kemi vlerësuar punën e Qeverisë Hoti. Para 7 muajsh Kosova ka kaluar në një periudhë shumë të vështirë. Nuk e kemi shitur në formë propaganduese. Mendoj se qeveria ka ëbrë punë të mirë. Andaj edhe Këshilli e ka vlerësuar në këtë mënyrë. E ka marrë vendin në situatë shumë të vështirë. Tani jemi më mirë”, ka thënë ai.