Lajme

Abdixhiku takohet me njërin nga themeluesit e LDK-së: Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me njërin nga themeluesit e kësaj partie, Jusuf Buxhovin.

Abdixhiku para zgjedhjeve të brendshme në LDK kishte premtuar se do të dëgjojë sugjerimet e themeluesve të këtij subjekti politik.

Të njëjtën e përsëriti edhe tash gjatë takimit me Buxhovin.

“Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Insajderi.com

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të…

Posted by Lumir Abdixhiku on Thursday, 22 April 2021