Lajme

Abdixhiku përkujton 20 vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ismet Rracin në rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij, njofton Insajderi.

“20 vite më parë, dora vrastare e shoi jetën e njeriut i cili nuk u ndal asnjëherë në përpjekjen për lirinë e pavarësinë e vendit të tij. Nga ajo ditë, Klina dhe e tërë Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe atdhetarin e respektuar, njëherësh thelemuesin e Degës së LDK-së në Klinë, Ismet Rracin”.

Abdixhiku e ka cilësuar Rracin si një intelektual të rrallë, dhe tutje tha se ai ishte besnik dhe guximtar, veprimtar i devotshëm  që ka dhënë shumë për lirinë dhe shtetëndërtmin e Kosovës.

Kryetari i LDK-së ka shtuar se “me natyrën e tij prej atdhetari të çmuar, u bë zë i kërkesës së qytetarëve të Klinës për një të ardhme më të ndritur të popullit dhe vendit të tij”.

Ai tha se Rraci, pasi shënoi fitore në Klinë, “tinëzisht” dhe pabesisht u qëllua nga shkrepjet e disa “keqdashësve që nuk ia donin të mirën LDK-së, Klinës dhe as Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ismet Rraci, përherë do të kujtohet nga Lidhja Demokratike dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës në veçanti të Klinës, për guximin intelektual e qytetar, trimërinë, kontributin dhe atdhedashurinë e pafund”. /Insajderi.com