Lajme

AAK-ja nuk lëshon pe për postin e Presidentit, e ftojnë PDK-në dhe VV-në në Qeveri

Pak akuzave nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së, situata aktuale politike në vend ka ndryshuar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)që është edhe pjesë e koalicionit qeverisës, muaj më parë ka prezantuar si kandidat për president RamushHaradinaj, por që deri më tani nuk e ka mbështetjen e partive të tjera.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Nënkryetarja e kësaj partie, AlbenaReshitaj, ka thënë se partitë e tjera duhet ta përkrahin Haradinaj si president.

“Mendoj që të gjithë liderët e të gjithë partive politike përtej interesave partiake do të duhej t’a vendosin interesin nacional dhe ne si Aleancë konsiderojmë se është moment kyç që edhe siç e kemi propozuar nga partia që lideri Haradinaj të merr një pozitëme kaq përgjegjësisiçështë presidenti i Republikës së Kosovës”, ka thënëReshitaj.

Për futjen e PDK-së në Qeveri ajo është shprehur se nëse kjo parti por edhe Vetëvendosja bëhen pjesë e Qeverisë, do të ishte veprim shumë i mençur në këtë kohë.

“Nëse vendoset qëkoalicionit Qeverisës t’i shtohet edhe Partia Demokratike ndoshta edhe Lëvizja Vetëvendosje, unë konsideroj qëdo të bëjnë punën më tëmençur në këtë situatë që të ofrohemi bashkërisht dhe të bëjmë një plan veprues në mbrojtje të luftës çlirimtare për liri”, ka thënëReshitaj.

E pyetur se çka do të bëjnë nëseHaradinaj nuk përkrahet për president, Reshitaj tha se në të tilla raste vendosin organet e partisë nëse do të qëndrojnë në Qeveri apo do të largohen.

“Çdo vendim i mundshëm do të del nga strukturat e partisë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, presim në ditët në vazhdim nëse ka nevojë që të bëjmë një takim me KëshillinDrejtues të AAK-së, për të marrë një vendim definitiv”, ka thënë ajo për Front Online.

Nënkryetarja e AAK-së që është deputet në Kuvendin e Kosovës nuk e përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë edhe me VV-në për rrëzimin e Qeverisë në rast se nuk përfillen kërkesat e AAK-së.

“Ne jemi parti politike shqiptare dhe mbi gjithçka tjetër duhet ta shohim interesin e qytetarëve dhe natyrisht do të duhet të bashkohemi kur e kërkon nevoja”, ka thënë ajo për Front Online.

Mundësninë për t’iu bashkuar koalcionit qeverisës nuk e ka përjashtuar as PDK-ja.

Ata do të mblidhen të mërkurën për të vendosur nëse do të bëhen pjesë e ekzekutivit.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online, nënkryetari i PDK-së ShaqirTotaj.

“ Tash veprimet e Gjykatës Speciale na kanë sjellë në një pozicion ku duhet me e rishiku atë qëndrim. Të mërkurën do të jemi në një takim të Kryesisë Qendrore të PDK-së, përveç tjerash kemi me bisedu edhe për këtë temë”, ka thënë Totaj për Front Online.

E sipas analistit politik MazllumBaraliu zgjedhjet janë domosdoshmëri për dalje nga situata e krijuar.

“Zgjedhjet janë të domosdoshme dhe nëse nuk ka mundësi për ndonjë rikonfigurim ose marrëveshje për një qeveri të unitetit kombëtar ose të përbashkët të të gjitha subjekteve politike për shkak të inateve politike dhe ambicieve politike do të thosha patologjike jo reale, atëherë zgjedhjet janë domosdoshmërisht zgjidhja e vetme”, ka thënë Baraliu.