Lajme

A u penalizua Maqedonia prej Shqipërisë? Përgjigjet Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski në

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp me presidentin Meta, është shprehur se të dy vendet meritonin hapjen e negociatave.

Pendarovski tha se procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit politik të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendimi i BE është i pamerituar dhe ndëshkim për gjithë rajonin.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse mendoj se të dy shtetet duhet të fillonin negociatat për aderimin në BE.

Ne harxhuam shumë kohë ti bindnim miqtë tanë evropianë, besoj se kjo është bërë dhe nga ana e Shqipërisë, që ti bindnim se nuk bëhej fjalë për anëtarësim të plotë por bëhej fjalë vetëm fillim të një procesi që do të vazhdojë me vite të tëra.

Pra bëhet fjalë për një proces të gjatë ku do kemi kohë të mjaftueshme ti miratojmë standardet evropiane dhe kjo është mënyra më e mirë e mundshme për bërjen e reformave.

Fatkeqësisht kësaj radhe nuk na u mundësia. Vendimi i BE është një ndëshkim për vendin tim. Mendoj se ky është ndëshkim për gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime e vjetër është se rajoni nuk duhet harruar. Këtë vit ishim ne dhe Shqipëria në rendin e ditës. Bashkimi Europian duhet të gjejë forma, mënyra e modalitete për të afruar edhe Bosnjën e Hercegovinën në BE aspektin institucional. Nëse nuk kemi Ballkan të qëndrueshëm, as kontinenti i Evropës nuk mund të jetë stabil”, u shpreh ai.

Pendarovkski u pyet edhe për Macron i cili kishte përmendur “fqinjësi” kur foli për Ballkanin Perëndimor. “Ne nuk jemi fqinj, ne jemi në proces të bëhemi vende anëtare sepse jemi brenda kontinentit Europian. Ajo që nuk u tha publikisht, por u tha në disa takime, u përmend forma e asocimit me atë komunitet, zona ekonomike evropiane, që vetëm një zgjatim i tregut të përbashkët evropian pa bujqësinë. Ne nuk na mjafton të jemi vetëm pjesë e tregut të përbashkët europian, por pjesë edhe e institucioneve politike”, u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe:

https://mapo.al/meta-i-kerkon-doreheqjen-rames-duhet-reflektim-si-ne-maqedoni/


Etiketa: