Opinione

A tentoi ta vjedh nga kasaforta “kodin e bombës atomike të Kosovës” shefi i AKI-së Kreshnik Gashi?

Presidenti Kosovës të zgjidhet njëri nga përfaq

Presidenti Kosovës të zgjidhet njëri nga përfaqësuesit e familjes Jashari.

Skandalet e ish presidentit nuk kanë të ndalura që nga marrja e pushtetit nga ai, jo përmes votë së lirë por, votë që në sy, dukej e lirë e, në fakt, ishte votë e vjedhur, e korruptuar, përmes nepotizmit, shantazhimit, premtimeve, sikur ajo që do t’i hap 250 mijë vende pune.

Duke u paraqitur para faktorit ndërkombëtar si i vetmi i cili mund të merr vendime për shtetin. Njeriu që “ e çlirojë Kosovën, njeriu i cili mori pjesë në luftëra e beteja të përgjakshme, njeriu i cili e shpalli pavarësinë(kuptohet, e lexojë Deklaratën e Pavarësisë, shume dobët, ani pse nuk i takonte atij).

Këto vetë lëvdata, por edhe heshtja e popullit në shenj “respekti “, ndodhi që edhe udhëheqës të shteteve mike diç ishin SHBA-të, atëherë më zotin Joe Biden nënpresident, si akt i dëshirës së flakët që edhe Kosova ta ketë një Gorge Uashington, pasi ka investuar në çlirimin, pavarësinë dhe formimin e shtetit të Kosovës, në një moment, ia dha këtë epitet i cili asgjë nuk ka të përbashkët më babanë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani, kjo po keqpërdoret në çdo moment dhe në çdo situatë. Veprat, e thonë të kundërtën.

Shpenzoj para të taksapaguesve të Kosovës për të përgatitur Biografi më gazetar të huaj që nuk e paraqet realitetin e të kaluarës së tij.

Hyri në marrëveshje të dëmshme më Serbinë ku krah i doli, përpos Vuqiqit, edhe Edvin Kristaq Rama, për shkëmbim territoresh, për minishengenin, për pazare më pjesën veriore të vendit duke tentuar që të bëjë tramp më pjesë të Kosovës Lindore, i cili në vitin 1999 bashkë më Kadri Veselin, ua dorëzuan KFOR-it francez.

Kërkojë amnestimin për krime lufte më një marrëveshje më Serbinë e, sa po duket edhe më pëlqimin e Richard Grenellit i dërguari special i Presidentit Trump në ndërmjetësimin rreth marrëveshjes më Serbinë,që përmes kësaj marrëveshje, edhe vet të amnistohet, pas aktakuzave të rënda për krime ndaj njerëzimit dhe atë për vrasjen e shqiptarëve.

Ky, nuk ndalej duke iu drejtuar edhe Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo që të zhbëhej Gjykata Speciale, ku në një mënyrë morën vrull edhe veteranët e luftës të cilët ranë në këtë grackë me apo pa vetëdije, ku tani po akuzohen për zbulimin e dëshmitarëve të mbrojtur etj.

Dhe, skandali i fundit që u zbulua para ca dite ishte, tentimhapja e kasafortës më materiale, shifra e kode.

Në titullin e këtij shkrimi, në mënyrë metaforike e përdora pranim-dorëzimin e kodit të bombës atomike të cilën presidenti i SHBA-ve, ngado që të shkojë e lëvizë, e mbanë në një çantë të vogël e cila gjithmonë i qëndron pran. Dhe, më 20 janar, në momentin që Biden e përfundon betimin, kodi i ri ndërrohet menjëherë. Sepse, gjithmonë ata minuta të fundit janë të rrezikshëm për largqoftë, ndonjë fuqi ushtarake ta shfrytëzojë atë shprazëtirë të kohës.

Presidenti, ishte deshtë që, ta pres u.d në zyre dhe vetë t’ia dorëzojë materialet sekrete dhe t’i tregojë gjërat të rëndësishme për shtetin që janë në vijim.

Ai, përderisa nuk është kërcënuar së do ta arrestojnë në zyre, nuk u largua duke e ndërmarr gjithçka që atij i nevojitet për t’ia lënë ndonjë trashëgimtari të cilin ai do ta dëshironte. Kjo, u vërejt edhe më zonjën Vlora Çitaku e cila, ishte tërhequr më vendimin paraprak të ministrit të punëve të jashtëm dhe u prit gjatë që, përseri të kthehet në të njëjtin post e që pas aktakuzës ndaj Kadri Veselit, kërkoje që të kthehet për ndonjë post të cilin do ti përgjigjej ish presidentit për ta vazhduar aty ku e ka lënë ai.

Dyshimet dhe hamendjet, mundë të shëtisin kah të donë sepse, tentim hapja e kasafortës fshehurazi pa prezencës e u.d së presidentit dhe stafit të sajë, dyshimet janë të pashmangshme.

Se siguria e shtetit është vërë në rrezik, nuk ka kurrfarë dyshimi, ndërsa, në anën tjetër, një zot e din së çka ndodhet në atë kasetë apo dokumente tjera.

Organet e hetimit duhet të reagojnë menjëherë dhe, ish-shefi i AKI-së të monitorohet dhe të ndërmarrën masa të nevojshme sigurie.

Tani, shtrohet pyetja e thjeshtë së, çka është i krejt ky zaval i Driton Selmanajt dhe disa përfaqësuesve tjerë të LDK-së së, pse zonja Vjosa Osmani të shkojë në zyrën e presidentit pasi është Kryeparlamentare dhe aty duhet të rrijë tërë kohen.

Ky, na qenka spjegim “ juridik” i Dritonit apo, ndoshta, më shumë politik. Ai, Dritoni, nuk e këqyrë hallin e vetë për të cilin tri here u ndërpre seanca e Parlamentit për shkak të prezencës së tij, pas lëndimit të rëndë të nenave, baballarëve, motrave dhe vëllezërve rreth çështjes së të pagjeturve ku, siç u deklarua ai, kjo temë është konsumuar.

President i Kosovës të zgjidhet njëri nga përfaqësuesit e familjes Jashari

Ngërçi i pazgjedhur i presidentit në këto rrethana ku konsensusi as që është në dukje për hir të interesave të ngushta karrieriste, duke u thirrur në meritat e luftës, disa nga ata, të tjerët së, ky post t takon kësaj apo asaj partie.

Tentim marrëveshje përmes pazareve politike ku, shfaqën të zëshëm partitë e vogla të cilat më arsye iu frikohen zgjedhjeve sepse, nuk mund ta kalojnë pragun, domosdoshmërish është, edhe në bazë të meritave që familja Jashari të përfaqësohet më njërin nga përfaqësuesit e tyre, është në momentin më të duhur duke pasur parasysh se kjo familje u bë kurban i lirisë, pavarësisë dhe i Republikës së Kosovës.

Unë nuk e dijë së kush duhej të merrej më ketë çështje deri në amandamentimin e Kushtetutës ku presidenti duhet të zgjidhet direkt nga populli por, pasi jemi ku jemi dhe në bazë të vullnetit të popullit, jo vetëm të Kosovës por të gjithë shqiptarisë, përfaqësuesi i familjes Jashari duhet të jetë në krye të këtij shteti.

Mbrëmë në një emision televiziv ku mysafir ishte zoti Bekim Jashari, Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, në një sondash aty për aty nga shikuesit, doli së 66% ishin për e 34% kundër.

Nuk po e marr ketë sondazh si të qindpërqindtë por, jam shume i bindur se, po që se organizohet ndonjë peticion për ta shprehur vullnetin e lirë rreth kësaj, do të jetë një plebishit i cili do të na befason për te mirë.

Dhe, a ka ndonjë dëshmi ma të fuqishme dhe bindëse së, kur në biografin e presidentit nga familja Jashari, ta lexojnë qëndresën e kësaj familje që është sinonim i sakrificës së popullit shqiptar të Kosovës të organizuar dhe rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe formimit të shtetit të lirë e demokratik, ëndërr shekullore e gjeneratave që e flijuan jetën e tyre që një ditë ta kanë shtetin e vet, tani i njohur nga përmbi 100 shtete të botës demokratike.

E dijë që disave, mërgimtaret “ po ua zënë rrugën dhe po u përzihen në punët e tyre të brendshme”, sikur ne të ishim kopilë, por, nga këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut dhe shpëtimtarit historik të popullit tonë, po ua propozojë ketë iniciativë për presidentin e Kosovës ku, po të ishit të bashkuar, ushtruesja e detyrës se Presidentit dhe Kryeministri, t’i thërrasin partitë politike dhe t’ua propozojnë këtë iniciativë dhe njëherit çështjen e presidentit ta zgjedhin më marrëveshje dhe të shkohet në zgjedhje të reja.

Ky vit, viti 2021,është viti i fatit të Kosovës pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhe që nuk duhet ta lëshojmë të kalojë pa u andazhue rreth çështjeve që gati e morën tatëpjetën.

Nëse populli dikur ishte rreshtuar rreth Presidentit historik Dr Ibrahim Rugova, pse tani populli nuk rreshtohet rreth boshtit të familjes emblematike e heroike, njëherit edhe krenaria e kombit shqiptar.

Nuk jam i pari e as që do të jam i fundit rreth kësaj iniciative, prandaj, si dëshmitar që 30 vite në SHBA duke mos qenë pasiv por, në kuadër të Lobit shqiptar i udhëhequr nga zoti DioGuardi, si anëtar i Bordit Ekzekutiv duke lobuar për çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare, duke e afirmuar luftën e drejtë e të pastër, duke u mburrur më sakrificën dhe heroizmin e kësaj familje, mendoje se organ shtetërore, partiake, shoqëritë civile dhe ASHAK, dhe të gjithë mekanizmat e shoqërisë kosovare, të tregojnë pjekuri politike, demokratike e patriotike, të jenë vlerësues real dhe, njëherit të shprehin mirënjohje për një akt sublim e patriotik të një akti unikat në luftërat për çlirim dhe pavarësi.