Lajme

A po rrezikohet Qeveria Hoti? LDK-AAK-NISMA mbesin pa votën e 61’të

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë pas mashtrimeve me subvencione. I njëjti, është njëri prej 61 deputetëve që votoi për formimin e Qeverisë nga LDK-AAK-NISMA në krye me Avdullah Hotin.

Etem Arifi, deputet i Kuvendit të Kosovës është vetdorëzuar në polici, pasi Gjykata e ka dënuar me një vit e tre muaj burim për mashtrim me subvencione.

Ky vendim, hyri në fuqi në janar të këtij viti dhe deputeti për këtë ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=81248198&v=2.1&guid=8bfc2377e9504519bae0759a75d0429e2eca05f69a1e46718cebef1367f165b9

Arifi ndodhej në arrati, teksa sot u vetdorëzua tek organet e drejtësisë, përcjell Gazeta Metro.

Mirëpo, i njëjti është njëri prej 61 deputetëve që votoi pro formimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin dhe me vendimin e Gjykatës ndaj tij, mbetet të shihet nëse rrezikohet edhe stabiliteti i këtij ekzekutivi.

Ndryshe, Arifi ka ushtruar mandatin e deputetit, ndonëse Kushtetuta në paragrafin e tretë të nenit 70 përcakton që “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: … dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”.