Opinione

A mundet Trump të hedhë poshtë fitoren e Biden?

Ky rast i veçantë nuk ka ndodhur asnjëherë në S

Ky rast i veçantë nuk ka ndodhur asnjëherë në SHBA. Zgjedhjet e fundit të 3 nëntor, 2020 për të votuar për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Ato u fituan nga Joe Biden, por Trump e ka kontestuar fitoren e rivalit te tij duke deklaruar se Biden i ka vjedhur zgjedhjet dhe se Departamenti i Drejtësisë dhe FBI nuk kanë bërë asgjë për mashtrimet në votime të votuesve për zgjedhjet Presidenciale të 2020. “Këto zgjedhje janë nga mashtrimet më të mëdha në historinë e kombit tonë me gjithë faktet e shumta. Ata duhet të turpërohen. Historia do ta kujtojë. Kurrë nuk do të dorëzohem. Do ta shihni me 6 janar“ -ka thënë Trump në Twitter.

Dhe po në Twitter Trump ka vazhduar:  “Nëse një kandidat për President demokrat do të deklaronte se votimi ka qënë i manipuluar dhe i vjedhur me prova të faktuara si kurrë më parë, atëhere senatorët demokratë do ta konsideronin si një akt lufte dhe një luftë deri në vdekje. Mitch& republikanët nuk po bëjnë asgjë për këtë fakt dhe po e lënë të kalojë pa luftë!“

Në këto zgjedhje Trump ka marrë një numur të jashtzakonshëm votash 74 milion vota si asnjë President republikan tjetër. Ndërsa Joe Biden si fitues ka marrë rreth 80 milion vota , pra si asnjë President tjetër demokrat ndonjëherë. Kjo për shkak të numrit të jashtzakonshëm të amerikanëve që morën pjesë në zgjedhje direkt dhe me vota nëpërmjet postës.

Këto deklarime të Presidentit Trump tregojnë se ai do të luftojë deri në fund për të kontestuar zgjedhjet e 3 nentorit 2020 si zgjedhje të manipuluara dhe të vjedhura. 

Dihet se për të fituar zgjedhjet në SHBA duhen fituar 270 vota elektorale dhe Biden ka fituar 273 të tilla nga 538. Kolegji Elektoral ka 538 vota elektorale  të cilat janë për 435 anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, dhe një të tretën e anëtarëve të Senatit, ku secili shtet ka vota të caktuara. 

Qytetarët nuk janë ata që e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin, por 538 të ashtuquajturit votues të mëdhenj që formojnë Kolegjin Zgjedhor. 

538 është shuma e 435 kongresmenëve plus 100 senatorët dhe 3 përfaqësuesit e distriktit të Kolumbias.

Në 9 dhjetor Kolegji Elektoral  votoi për Joe Biden që të jetë Presidenti i 46 i SHBA i cili duhet ta marrë detyrën zyrtarisht më 20 janar të 2021.

Çdo President qëndron në detyrë për 4 vjet e mund të rizgjidhet maksimalisht për dy mandate radhazi. Sipas ligjit amerikan kandidati për President duhet të jetë mbi 35 vjeç, të ketë lindur në SHBA e të ketë jetuar atje për të paktën 14 vjet.

Pengesa e fundit e Joe Biden është data 6 janar në të cilën do të bëhet një session i Kongresit, i cili është hapi i fundit i cili do të formalizojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden në rolin e tij si President i 46 i SHBA.

Sidoqoftë këtë sesion do ta drejtojë Michael Pence, zv. Presidenti actual i SHBA dhe bashkëpuntori më i ngushtë i Presidentit Trump, në të cilin janë varur shpresa e fundit për të hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas artikullit te dt. 25 dhjetor te shkruar nga Colby Itkowitz and Josh Dawsey me titull ` Pence nën presion ndërsa janë hapat përfundimtarë në formalizimin e fitores së Biden`, në sesionin e 6 janarit Pence do të drejtojë pas 4 vitesh përpjekjesh të pafund për ti demonstruar besnikërinë ndaj  Trump (The Washington Post).

Zv. Presidenti Pence ka kërkuar një audiencë të aktivistëve të rinj konservativë për të `vazhduar luftën` ndërsa ata javën e kaluar këndonin `edhe katër vjet më shumë` dhe `ndal vjedhjeve`, me qëllim që të përkrahur nocionin se Trump është Fituesi i vërtetë i zgjedhjeve të fundit.

Zv.Presidenti Pence u shpreh se `do të vazzhdojmë luftën derisa cdo votë e ligjëshme të llogaritet. Sidoqoftë Pence brënda dy muajve deklaroi se lufta kishte marrë fund me humbje.

Profesori i Shkollës së Ligjit Joel Goldstein kritikoi përpjekjet  që mund të bëjë Pence në favor të Trumpit duke thënë se : `Trump mund ti thotë Pence që të deklarojë se në jemi rizgjedhur, por pjesë e detyrës kushtetuese është që të jemi të përgjegjshëm dhe se zv.presidenti Pence nuk mund të përfshihet në sjellje të tilla  të cilat kërcënojnë dhe minojnë institucionet demokratike të vendit`.

Disa përkrahës të Trump insistojnë se Trump si President mund të invalidizojë rezultatet në disa shtete duke shkaktuar një `hashtag` (#) për `kartën Pence` për të krijuar një trend në të gjitha mediat sociale, pra që Trump do ta luajë këtë kartë…

Data 6 janar do të jetë për zv.presidentin Pence  një përcaktim nëse ai do të jetë një patriot dhe një kandidat i mundëshëm për republikanët në 2024 , apo do të mbetet një tradhtar sipas Rogan O`Handley.

Profesor Goldstein përsëriti se   `një nga gjërat që mund të bëjë zv. Presidenti Pence është të ndihmojë të unifikojë vëndin dhe të theksojë faktin se ne  kemi zbatuar rregullat e demokracisë – dhe se në se humbet ju duhet ta pranoni këtë dhe të largoheni`(Trump criticizes Senate Republicans ahead of election results vote, urges a ‘fight’ (msn.com).

Ka disa skenarë të errët që mund të pengojnë zgjedhjen e Joe Biden President.

Në këtë datë 6 janar 2021 me ligj takohen Senati dhe House (dhoma e ulët e përfaqësuesve) dhe nëse çdo  fletë votimi sfidohet nga një anëtar i House dhe Senatit, atëhere dhomat duhet të takohen veçan nga njëra tjetra dhe votojnë mbi sfidën si psh, 126 anëtarë të Kongresit firmosën një ankesë për të hedhur poshtë fitorren e Biden në Texas.

Sipas ligjit të kontrollit efederal, ECA (Akti i Llogaritjes Elektorale) i cili është 100 vjet i vjetër, ka hapësira që nuk janë përdorur ndonjëherë, sidoqoftë mund të mos jenë kushtetuese. 

Kjo mund ti japë mundësi Trump në senat të sfidojë votën për çdo shtet nëpërmjet Pence.

Kushtetuta e SHBA  specifikon se nëse nuk ka fitues në Kolegjin Elektoral, Senati zgjedh zv.Presidentin, dhe House zgjedh Presidentin. Senati, duke pretenduar që nuk ka rezultat të kolegjit electoral, zgjedh Pence-in.

Skenari tjetër është se në Amandamentin 12, 2/3 e senatorëve duhet të jenë të pranishëm . Nëse demokratët braktisin dhomën atëhere ata mund ta ndalojnë zgjedhjen e Pence (si më sipër). Nëse ata e realizojnë, atëhere i gjithë GOP (Grand Old Party, pra është një nofkë për Partinë Republikane) do të zëvëndësojë Biden me… President…Nancy Pelosi…

Sikurse shihet skenarët e Trump për të kundërshtuar zgjedhjet e realizuara ku doli Biden si President i zgjedhur, bazohen jo vetëm tek deklarimet se zgjedhjet ishin te manipuluara dhe të vjedhura, por edhe tek hapësirat ligjore të ligjit për zgjedhjet në SHBA. 

Kjo ka ndodhur vetëm njëherë  kur humbi Al Gore por ai e pranoi rezultatin.

Kjo i ngjan sado pak edhe zgjedhjeve shqiptare gjatë 30 viteve ku Partia që humb deklaron se zgjedhjet ishin të maipuluara dhe të vjedhura. Kjo tregon gjithashtu se pushteti është një kafshatë e pëlqyer nga çdo parti apo politikan, pavarësisht ndershmërisë apo hileve, për të cillin qëllimi justifikon mjetin. Le të shohim nëse Demokracia amerikanë do të vërtetojë të kundërtën.