Kosovë Shëndetësi

A mund të luftohet koronavirusi me vitaminën D

Nuk ka prova të mjaftueshme që vitamina D i  mbron njerëzit kundër sëmundjes Covid-19, thonë disa ekspertë shëndetësorë.

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përsosmërinë e Kujdesit në bashkëpunim me Shëndetin Publik në Angli dhe Komitetin Këshillimor Shkencor për të Ushqyerin, thanë se duheshin më shumë kërkime për të zbuluar nëse vitamina D është kuruese kundër koronavirusit.

Sidoqoftë, të gjithë personat këshillohen të marrin nga dy pilula të vitaminës D këtë dimër – në mëngjes dhe në mbrëmje – për t’i mbajtur kockat dhe muskujt të shëndetshëm.

Ekspertët shëndetësorë rishikuan raportet nëse vitamina D luan rol në përgjigjen imune të trupit ndaj viruseve që mund të shkaktojnë pengesa në  frymëmarrje, dhe arritën në përfundim se nevojiten ende prova që dëshmojnë se vitamina D ka rol të madh në trajtimin e viruseve. 

Marrja e vitaminës D është veçanërisht e rëndësishme këtë dimër për shkak të kohës që njerëzit kanë kaluar në shtëpi të izoluar, duke u mbrojtur nga koronavirusi. Kjo do të thotë që ata mund të mos kenë  mjaftueshëm vitaminë D në trupin e tyre.

Vitamina D gjithashtu mund të merret nga ushqime të caktuara, të tilla si peshku, vezët dhe drithërat.

Disa njerëz rrezikojnë të mos kenë mjaft vitaminë D edhe në pranverë dhe verë, duke përfshirë:

personat me lëkurë të errët (të tillë si njerëzit me prejardhje afrikane, afrikano-karaibe ose aziatike)

personat në shtëpitë e kujdesit

personat që nuk dalin shpesh jashtë

personat që mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës së tyre kur janë jashtë

Njerëzit në këto grupe këshillohen të marrin një suplement të vitaminës D gjatë gjithë vitit.

Dr Alison Tedstone, kryetari i Ushqimit në Shëndetin Publik në Angli, tha: “Ne këshillojmë që të gjithë personat, veçanërisht të moshuarit, ata që nuk dalin jashtë dhe ata me lëkurë të errët, të marrin një shtesë të vitaminës D që përmban 10 mikrogramë (400IU) çdo ditë. Këtë vit, këshillat janë më të rëndësishme se kurrë shkruan BBC.