Kosovë

A është përjashtuar Albena Reshitaj nga AAK? Flet Haradinaj

Kandidati për kryetari të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka folur sa i përket largimit nga partia të deputetes, Albena Reshitja e cila votoi Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Ai ka thënë se ka qenë iniciator që deputetes Albena Reshitaj, t’i jepet hapësirë në AAK, duke e bërë kryetare të komisionit për shëndetësi, në mandatin e kaluar të Kuvendit.

“Ende nuk ka një vendim të organave të AAK-së, se a do përjashtohet apo jo. Derisa nuk ka një masë të re ajo është pjesë e AAK-së. Mirëpo, ajo që po e ripërsëris është që zonja Reshitaj nuk ka bërë mirë që ka marrë pjesë në votimin e presidentit. Ne e kemi pasur kandidatin tonë për president dhe në saje të kësaj i kemi marrë ato vota që i kemi marrë. Tjetra, kur Albena Reshitaj ka ardhur në AAK, unë kam qenë iniciatori që ajo të bëhet kryetare e komisionit për shëndetësi. Më është dashtë që të shkojë gati te secili deputet i Aleancës, për t’i bindur se zonja Reshitaj duhet ta marrë këtë pozitë, për shkak se është një prurje e re dhe si e tillë duhet dhënë hapësirë më e madhe”, ka thënë Haradinaj