Teknologji

A është 5G shkaktar i virusit? – Dokumentar i BBC-së (VIDEO)

Ideja që rrjeti 5G mund të ketë implikime shënd

Ideja që rrjeti 5G mund të ketë implikime shëndetësore nuk është e re.

Por, teoritë konspirative që e lidhin 5G me COVID-19 u bën virale gjatë kohës sa njerëzit u desh të mbyllen gjatë pandemisë.

Në maj, një sondazh tregonte se 20 për qind e njerëzve besonin deri në një masë se virusi është mashtrim, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Megjithatë, organizata të mëdha botërorë kanë thënë se 5G është rrjet i sigurt dhe se nuk ka lidhje në mes tij dhe coronavirusit.

Por, përkundër kësaj, në Angli ka filluar një lëvizje Anti-5G dhe protestues gjithashtu kanë dalur në rrugë.

Janë sulmuar po ashtu edhe punëtorë që punojnë në telekompani, dhe janë djegur aparat telefonikë.

BBC ka përgatitur një dokumentar që tregon se si erdhi kjo ide, sa është e vërtetë dhe ku do të përfundojë.

Dokumentari me regjisore Hannah Livingston dhe skenariste Naomi Pallas mund të shikohet në BBC iPlayer.