Lajme

A do vazhdojnë reshjet? Ja parashikimi i motit për sot dhe nesër

Paraditja e sotme do të mbizotërohet nga vran

Paraditja e sotme do të mbizotërohet nga vranësirat dhe rreshjet e shiut, por duke filluar nga mesdita dhe në vijim kushtet atmosfertike do të përmirësohen gradualisht. Vranësirat dhe shirat e izoluar mbeten prezent vetëm në Jug të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E martë, 19 Nëntor 2019

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat më të dukshme paraqiten në zonat Veriperëndimore.

Por mesdita dhe pasditja parashikohen të kenë shtim të vranësirave në territorin shqiptar duke sjellë rreshje shiu afat-shkurtër edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit nuk do të ndryshojnë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.


Etiketa: , ,