Opinione

A do të djersitet Vuçiqi gjatë takimit me Albin Kurtin me 15 qershor?

Të martën me 15 qershor do të takohen Albin Kur

Të martën me 15 qershor do të takohen Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, takim nën ndërmjetësimin e BE-së. Ky pritet të jetë takimi i parë i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë. Nga ky takim pritet të qartësohet akoma më shumë se në çfarë drejtime pritet të vazhdohet më tutje në këtë drejtim, si dhe të kuptohet qasja që pritet ta ndjek qeveria e re e Kosovës.

Ndonëse kryeministri Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është në prioritete e tija të para, duket se po bën të parën gjë. Gjithsesi, pas takimit dhe ditëve në vijim pritet që të kuptohet më së miri se a e shkeli Albini fjalën e dhënë, apo ky takim do të jetë vetëm sa për sy e faqe, për t’i ikur “ndëshkimit” të Kosovës nga BE si “penguese” në arritjen e marrëveshjes.

Besoj dhe dua të besoj se kryeministri Kurti e ka shumë të qartë se duhet edhe ai të di të luajë në diplomaci, duke ditur se në anën tjetër ka një kundërshtar të dëshmuar për intriga, për lojëra të ndryshme.

Tanimë që nuk është Hashimi duket se Aleksandri s’do ta ketë fare të lehtë, mbase edhe do të djersitet, se nuk e ka lehtë me Albinin e këtë e ka pranuar edhe vet Vuçiqi, me të cilin Albini duhet të jetë shumë racional dhe mos të bie pre e lojërave të tija. Ka shumë prova, dëshmi për të treguar para botës fytyrën e vërtetë të Vuçiqit, për lojërat e tija, për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara e të cilat kanë mbetur vetëm në letër, nuk janë zbatuar pasi Serbia ka nënshkruar marrëveshje sa për sy e faqe. Të gjitha këto duhet të dokumentohen, gjithashtu edhe të gjitha krimet e kryerja nga Serbia, nga regjimi të cilit vet Vuçiqi i ka shërbyer.

Është detyrë e kryeministrit Kurti që të kërkojë të dijë fatin e të pagjeturve, për të cilët Vuçiqi e di shumë mirë se ku janë. Gjithashtu të detyrohet Serbia të paguajë të gjitha dëmet e luftës, të kërkojë falje për të gjitha krimet e kryera, si pahi i parë për të pasur bisedime konkrete, ndryshe çdo gjë është farsë, tentativë e BE-së për ta forcuar rolin e saj.

Faktikisht BE tanimë ka dështuar në këto bisedime, e të cilat kanë filluar afërsisht që 10 vjet, pa asnjë rezultat konkret. Megjithatë, kryeministri Kurti duhet të shkojë në Bruksel, por jo të vazhdojë bisedime në cikle si dikur pa asnjë rezultat, nëse s’ka rezultate konkrete dhe BE nuk e detyron Serbinë për të pranuar ato që i cekëm më lartë, Kosova duhet të kthejë sytë kah SHBA dhe mos të pranojë më bisedime me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kjo fundit ka dështuar deri tani, skam asnjë arsye të besoj se do të jetë ndryshe tani e tutje. Por, vetëm sa do të legjitimohet edhe më shumë se BE është e pafat për ta detyruar Serbinë të pranojë realitetin, si parakusht për vazhdim të bisedimeve nga të cilat priten rezultatet konkrete. Pa përfshirjen direkte të SHBA në këtë proces, nuk besoj se do të ketë sukses, rezultate të prekshme dhe përmbajtësore.

S’ka shpëtim, vetëm vonim. Vuçiqi me 15 qershor s’do ta ketë Hashimin në takim, por dike krejt ndryshe nga ai dhe i cili sigurisht se s’do të jetë aq mendjelehtë si ish presidenti. Gjithsesi me 15 qershor, Albin Kurti duhet të parashtrojë kushtet për bisedime me Serbinë, duke shpërfaqur kështu fytyrën e vërtetë të Vuçiqit dhe Serbisë në tërësi. 15 qershori do të na bëjë të kuptojmë akoma më shumë për rrugëtimin e ri politik të qeverisë Kurti dhe dëshmi se a do ta mbajë Albin Kurti premtimin se bisedimet s’janë ndër prioritetet e qeverisë së dalë nga 14 shkurti.