Lajme

9 të vdekur e 548 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 9 persona e janë paraqitur 548 raste të reja me COVID-19, nga 4193 mostra të marra, që është rekord testimesh deri më tani.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është 301 duke e quar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 61.986.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 ndërkaq numri i vdekjeve ka arritur në 1.649.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.