Kosovë

9 mijë e 418 raste aktive COVID-19

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur edhe për vdekjen e 8 personave nga COVID-19.

Sipas IKSHPK-së në vend janë shënuar edhe 767 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, e ku që nga13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet pozitive e deri më tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 26 mijë e 888.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 16 mijë e 685.

Kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 418.