Lajme

83 kandidatët për deputet që nuk e morën asnjë votë në Prishtinë

83 kandidatë për deputet nuk kanë arritur që të marrin asnjë votë në Prishtinë.

Pesë kandidatë për deputetë nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, nuk marr asnjë votë në kryeqytet.

Vota në Prishtinë nuk kanë arritur që të marrin as dy kandidatë të koalicionit “Vakat”.

Poashtu edhe nëntë kandidatë nga Lëvizja për Bashkëveprim, nuk kanë marr asnjë votë në këtë qytet.

Edhe 11  kandidatë nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kanë mbetur pa vota në Prishtinë.

Edhe 12 kandidatë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve, në Prishtinë nuk kanë marr vota.

Ndërkaq vetëm një kandidat i koalicionit Zajeno nuk ka marr asnjë votë në kryeqytet.

Edhe  Almendina Jaha nga Iniciativa e Adriana Hoxiqit nuk ka arritur që të marr vota nga qytetarët e Prishtinës.

Prishtinasit nuk dhanë votë as për 15 kandidatë të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim.

Vota në kryeqytet nuk morën as gjashtë kandidatë të Nova Domakratska Stranka (NDS).

Ndërsa 18 kandidatë nga Partia Liberale Egjiptiane nuk u votuan poashtu në Prishtinë.

Tre  kandidatët nga Partia Unike e Goranëve nuk kanë arritur që të marrin asnjë votë në kryeqytet.