Showbiz

8 Marsi, Rudina Dembacaj surprizon të ëmën: Gëzuar për shpirtin luftarak

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj i ka de

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj i ka dedikuar së ëmës fjalët më të ndjerë me rastin e 8 Marsit.





Rudina ka publikuar një foto ku shfaqet me të ëmën në rrjetet sociale, teksa uron për shpirtin luftarak, forcën, lotët dhe dashurinë.

“Gëzuar! Për shpirtin luftarak, forcën, ndjenjën, lotët, dashurinë, dhembshurinë, pasionin, hobin, shpërthimin, talentin, qortimin, përqafimin e puthjen e grave! Gëzuar e mos rreshtni së besuari, te njëra-tjetra”-shkruan ajo.