Maqedoni

8 Marsi, marsh protestues për barazi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas qindra gra iu bashkëngjitën marshit protestues që nisi para Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi tek “ Parku i Gruas”. Protestueset kërkuan zgjidhje sa më të shpejtë të rastit “ Javna Soba” dhe vendosje para përgjegjësisë penale të të gjithë atyre që publikuan të dhëna, foto dhe video të vajzave të mitura. Protestueset ishin veshur me të zeza për të shprehur zemërimin dhe revoltën. Ato kërkuan nga Ministria e Punëve të Brendshme  që të trajtojnë seriozisht dhe në mënyrë më profesionale rastet e dhunës ndaj grave. Gjatë marshit të sotëm u kërkuan më shumë të drejta edhe për gratë  kategoritë e margjinalizuara, duke thënë se t’u jepet fundi, stereotipave dhe stigmatizimit.


Në emër të grave dhe vajzave të poshtëruara, të abuzuara, të frikësuara, të persekutuara, të rrahura, të vrara, ne shpallim aktgjykimin vijues: janë fajtorë për bashkëpunim në një krim të gjithë ata që kanë fuqinë, përgjegjësinë dhe burimet për të siguruar dinjitetin, drejtësinë, sigurinë dhe mbrojtjen e sigurisë personale të grave dhe vajzave, por nuk e bëjnë këtë. Të gjithë ata që janë të autorizuar të zbulojnë, parandalojnë, ndjekin penalisht dhe burgosin autorët, por nuk e bëjnë këtë. Të gjithë ata që janë të autorizuar të jenë të detyruar dhe të paguar për të siguruar shërbime dhe mbështetje për viktimat duhet të marrin kontrollin e jetës së tyre, por ata nuk po e bëjnë atë- deklaroi Marija Savovska- aktiviste.

The post 8 Marsi, marsh protestues për barazi appeared first on Alsat.