Kult

75-VJETORI I ÇLIRIMIT/ Akuzat e rënda të Kastriot Dervishit: Fotot në bulevard? Nuri Luçi sigurims

Nga Kastriot Dervishi  – Jo “mure me veshë”, por bulevard me sy  – Bulevardi “Dëshmorët e kombit” u mbush me portrete të dala boje të historiografisë komuniste, si plotësim i një teke të Pëllumb Xhufit në vitin 2014, kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë. Asokohe u vendosën portretet e disa prej klerikëve të vrarë nga regjimi terrorist komunist, veprim që nuk u prit mirë nga skorjet e atij regjimi. Ende nuk i kam parë të gjitha portretet që ka vendosur Veliaj në bulevard. Nuk kam asnjë dyshim se bëhet për propagandë komuniste. Komunistët nuk kanë lidhje me lirinë apo vlerat. Ata nuk sjellin veçse robëri, varfërim dhe krim. Te kjo foto që po bashkëlidh, shikoj Xhemal Kadën, vrarë në luftën civile e Spanjës në vitet 1936-1939, i vendosur aty për të nderuar internacionalizmin komunist.





Në atë kohë Spanja rrezikohej nga komunizmi. Për fat të mirë, komunistët nuk e fituan luftën civile, pavarësisht se në krah të tyre, me thirrjen e Bashkimit Sovjetik erdhën luftëtarë nga shumë vende të botës. Për rrjedhojë, Spanja sot është mjaft i zhvilluar. Ju o të përndjekur që ju marrosën muret me veshë të Veliajt dhe “Harabelit” të tij, hidhini një sy bulevardit. Një nga “heronjtë” e bulevardit “Në vitin 1948, i prerë në besë, rrethohet dhe vritet Frano Miri, bashkë me Zef Ded Përvukën. Pas vrasjes, kufomat e tyre çohen në Gurëz për të frikësuar popullin e zonës, e madje u varrosën në bregore, jo në varrezat e fshatit, ku fshatarët nuk ngurronin të vinin natën lule dhe kurora. Për këto veprime, u lajmërua kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Krujë, Nuri Luçi, i cili urdhëroi të nxirreshin kufomat nga varret dhe të hidheshin në breg të lumit Mat. Ashtu u bë. Natën, policët zhvarrosën kufomat dhe i çuan në një gropë në breg të lumit”. (“Panorama”, 16 korrik 2012, pushkatimi i 12 burrave që ndihmuan Abaz Kupin. Rrëfimi është i Gjyste Mirit. Në foto, Nuri Luçi me uniformën e oficerit të Sigurimit si pjesë pushtetit të bandës komuniste të E.Hoxhës). Koci me dy portrete Shokët e magazinës së dekorit të Bashkisë së Tiranës kanë vendosur dy herë në bulevard foton e Koci Bakos. Duke pasur mëdyshje të forta rreth përdorimit të germës “c” dhe “ç”, emrin ia kanë shkruar ” Koçi”. Vlen të theksohet edhe mungesa e vigjilencës revolucionare e kuratorëve të portreteve, shokëve të komitetit të veteranëve, të cilët shtohen nga viti në vit e nuk sosen kurrë. Në foto shihen dy portretet e Kocit, njëri në plan të afërt në të mëngjërt dhe tjetri në sfod te semafori. (Marrë nga profili i tij në Facebook)