Lajme

75 raste me Covid-19, bëhen pesëfish më pak teste se në prill

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 75  raste të infektuara me këtë virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i IKSHPK’së:

546 TË SHËRUAR DHE 75 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!