Maqedoni

734 raste të reja me Kovid-19, regjistrohen edhe 35 viktima

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 734 ra

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 734 raste të reja me virus korona dhe 35 persona të vdekur nga komplikimet në të gjithë vendin. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 621 pacientë janë shëruar gjatë këtij intervali kohor. Vaksinimi masiv i popullsisë kundër Kovid-19 në vend do të fillojë zyrtarisht nesër. Vaksinimi do të bëhet në pikën A1 Arena, qendra sportive “Boris Trajkovski” ndërsa janë caktuar 3000 termine për qytetarët. Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga infrastruktura kritike, njerëzit që punojnë, MPB-ja, ARM-ja, gazetarë, shërbimet nga Qyteti i Shkupit, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatorët e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore, etj. Sipas planit, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 ulëse njëherësh. Do të ketë një ekip prej rreth 20 infermierësh dhe pesë mjekësh në dy turne, vende për 15-20 minuta vëzhgim pas vaksinimit dhe kënde për kujdesin urgjent mjekësor nëse është e nevojshme. Në fillim një mesatare prej rreth 4000 njerëz në ditë do të vaksinohen në të gjithë vendin kurse synimi është që për një kohë të shkurtër të përmbushet edhe plani prej 7000 terminesh në ditë.

– Advertisment –