Lajme

703 qytetarë gjobiten brenda ditës për mosrespektimin e masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëv

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 703 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID, njofton Insajderi.

Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e fundit të mbajtur të dielën që të lehtësohen masat e vendosura 12 ditë më parë.

Në kuadër të masave të reja, lejohet hapja e shkollave, gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Ndërkohë që vazhdon të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes për qytetarët nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. /Insajderi.com