Shëndetësi

7 mënyra efektive për të përballuar sulmet kardiake

Shtrëngimi në gjoks dhe shembja në mënyrë drama

Shtrëngimi në gjoks dhe shembja në mënyrë dramatike në dysheme janë shpesh skenat që shohim në televizion për atakun kardiak. Dhe ndërsa simptomat e një sulmi në zemër mund të vijnë papritur dhe në mënyrë intensive, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës në pjesën më të madhe të rasteve, këto simptoma vijnë ngadalë dhe në mënyrë të qetë. Simptomat e atakut kardiak paraqiten me një shqetësim të përgjithshëm, presion, shtypje ose dhimbje e pjesës qendrore të kraharorit, që zgjat për disa minuta. Më tej, këto simptoma mund të ndodhin në pjesë të tjera të trupit, përfshirë një ose të dy krahët, shpinën ose qafën, stomakun, madje edhe nofullën. Dikush që ka atak kardiak mund të ndjejë të përziera, marramendje ose të mbushet me djersë të ftohta. Simptomat e atakut kardiak te meshkujt, shpesh janë të ndryshme nga sipmtomat te femrat. Zakonisht, marrja e frymës, përzierjet ose të vjellat dhe dhimbjet e shpinës apo të nofullës janë simptoma që shfaqen më shpesh te femrat se te meshkujt. Rikuperimi nga një atak kardiak kërkon kohë, dhe ekzistojnë disa mënyra për të ndihmuar në një shërim të shpejtë. Sigurisht, është më mirë të mos keni kurrë një eksperiencë të tillë, dhe kjo mund të parandalohet duke ndjekur një praktikë të shëndetshme ditore. Arresti kardiak bën që zemra të ndalojë papritur, dhe ataku kardiak mund ta shkaktojë atë. Vdekja mund të ndodhë në çastin që zemra pushon së rrahuri. Si ataku kardiak, dhe arresti kardiak mund të trajtohen, por thelbi është koha e trajtimit. Përdorimi i defibrilatorit për të kthyer zemrën në ritmin normal mund të neutralizojë arrestin kardiak. Më poshtë po listojmë 7 Mënyra natyrale për të përshpejtuar rikuperimin nga ataku kardiak.
Merrni pjesë në një program rehabilitimi kardiak
Pas një ataku kardiak, kardiologu juaj do ju sugjerojë të merrni pjesë në një program rehabilitimi kardiak. Këto programe konsistojnë në një kombinim të disiplinave që fokusohen jo vetëm në shërimin tuaj, por dhe në uljen e riskut për të ardhmen. Seancat konsistojnë në suport mendor dhe emocional, ushtrime fizike dhe krijimin e një regjimi të personalizuar të zemrës.
Mbaj nën kontroll parametrat kryesorë
Shumë nga parametrat kryesorë, përfshirë hipertensionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin, rrisin riskun për atak kardiak. Trajtimi i këtyre problemeve me efektivitet, përshpejton kohën e rehabilitimit.
Lini duhanin
Nëse pini duhan, braktiseni atë, dhe shmangni duhanpirjen pasive, duke shmangur ambientet ku pihet duhan.
Ulni peshën trupore
Nëse jeni mbipeshë, ushqehuni me një dietë të shëndetshme për të rënë në peshë. Pesha trupore është e lidhur drejpërdrejt me shëndetin e zemrës.
Bëni ushtrime fizike
Shpesh njerëzit që kanë pësuar njëherë atak kardiak hezitojnë të bëjnë ushtrime fizike, nga frika se mos përsëritet ataku. Megjithatë, nëse kardiologu juaj e vlerëson se ushtrimet janë të shëndetshme për ju, ndiqni rekomandimet e tij.
Kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe do ti duhet pak kohë deri sa të arrijë nivelet e para-atakut.
Trajtoni depresionin
Depresioni është mjaft i zakonshëm pas një ataku kardiak, dhe simptomat mund të zgjasin 6 muaj ose dhe më shumë. Ankthi, zemërimi, irritimi, pakënaqësitë dhe vetëvlerësimi i dobët mund të jënë pjesë e këtij depresioni. Një ndihmë e madhe në këtë rast është Vaji Esencial i Kamomilit Roman ose vaji esencial I livandos.
Përsëri kujtohuni të respektoni trupin tuaj; trupi juaj sapo ka kaluar një ngjarje traumatike dhe është një proces që kërkon një mendje trup dhe shpirt të shëndoshë për tu rehabilituar.
CoQ10, 100 miligram dy herë në ditë
Pas një ataku kardiak, kardiologu mund t’ju rekomandojë marrjen e statinave për të parandaluar një atak tjetër.
Të marrësh suplement CoQ10, ndihmon në uljen e efekteve anësore të medikamenteve, ndërsa ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut. Në një survejim 2 vjeçar mbi pacientët me probleme kardiake mesatare ose të rënda, pacientëve iu dha placebo ose suplement CoQ10. Në fund të këtij dyvjeçari, ata që morën CoQ10 patën dukshëm më pak probleme kardiovaskulare, më pak raste vdekje dhe një numër më të vogël të shtrimit në spital. Studiueset rekomandojnë 100 mg dy herë në ditë në vend të një doze 200 mg, për shkak të një raporti absorbimi më të mirë.