Bota Kuriozitete

62-vjeçari me Covid përshëndet pacientët e tjerë dhe hidhet nga kati i shtatë i spitalit në Greqi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një 62-vjeçar i infektuar me Covid, pasi ka përshëndetur pacientët e tjerë është vethedhur nga kati i shtatë i spitalit ku kurohej.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Volo në spitalin Ahilopulio.

Sipas mediave greke, 62-vjeçari pasi hoqi serumet falenderoi pacientët e tjerë për kohën që kaloi me ta dhe hapi dritaren e dhomës duke u hedhur nga kati i shtatë dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.

Personeli mjekësor dhe pacientët e tjerë janë shokuar nga ngjarja.