Lajme

6+ ndryshe nga “Srpska”: Do t’i japim votat tona për Rimëkëmbjen

Deputetët e Grupit Parlamentar Gjashtë Plus ndryshe nga Lista Serbe, kanë vendosur që të përkrahin Qeverinë Hoti për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Kështu i ka thënë shefi i këtij grupi parlamentar, Rasim Demiri.

Ai thotë se do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë kur të vijë në Kuvend për dallim nga 10 deputetët e Listës Serbe të cilët nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ne do ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, edhe dje kemi qenë prezent në Kuvend dhe grupi Gjashtë Plus do ta votojë atë kur të sillet në Kuvend”, tha Demiri.

Vetë Demiri i kishte thënë se qëndrojnë prapa fjalimit të deputetit të tyre, Fikrim Damka, i cili kishte deklaraur se do të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje.

“Përderisa nuk tërhiqet nga pozita e ambasadorit, si 6 deputetë të Kuvendit dëshirojmë t’u informojmë se nuk do të votojmë asnjë ligj në seancat e ardhshme, jashtë ligjeve të COVID-19 dhe projektligjeve për rimëkëmbje ekonomike”, kishte thënë Damka në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës dje ka dështuar të mbajë seancë për Rimëkëmbjen Ekonomike shkaku i mungesës së deputetëve në sallë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në një konferencë për media tha se partneri i koalicionit qeveritar, Lista Serbe nuk po vjen në Kuvend.

Ai kritikoi edhe opozitën që përbëhet nga PDK’ja dhe Vetëvendosje se kanë sjellje obstruktive karshi këtij ligji jetik për qytetarët.

“Ne sot tentuam të mbajmë seancën e jashtëzakonshme për leximin e dytë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, mbajtja e kësaj seance u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicionit dhe nga veprimet obstruktive të opozitës. Nuk po vjen Lista Serbe në seancë. Kërkoj që të gjithë deputetët e Kosovës të vijnë dhe t’i kryejnë detyrat e veta kushtetuese. Një pjesë e opozitës dhe koalicioni qeverisës po bëjnë veprime obstruktive”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, deputeti i PDK’së Abelard Tahiri dje tha para mediave se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit për një javë.

“Që nga pesë nëntori i këtij viti, Kosova dhe shoqëria jonë janë duke kaluar në një rrethanë aspak të zakonshme, mos të themi të jashtëzakonshme. Që nga e hëna janë paraqitur sit ë akuzuar drejtuesit kryesorë të luftës sonë, ndër ta presidenti i Kosovës i zgjedhur nga ky kuvend, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit për dy mandate, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe sot paraqitet shefi i grupit më të madh parlamentar, Rexhep Selimi”, ka thënë ai.

“Ne si PDK kemi nevojë për reflektim. Do të shtyjmë prezencën tonë për një javë në seanca, PDK nuk do të marrë pjesë në seanca, ky akt nuk lidhet me zhvillimet që lidhen me drejtësinë, por me nevojën për sensibilizim. Ne na duhet reflektim dhe unitet”, ka thënë Tahiri duke shtuar se besojnë në luftën e pastër të UÇK-së”, kishte shtuar Tahiri.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar seancën e radhës ku do të votohet Ligji për Riëmëkëmbjen Ekonomike.