tjera

53 vjeçari dhe dashura e tij 25 vjeçe bëhen prindër për herë të parë

Biznesmeni italian, Gianluca Vacchi, 53-vjeç ka zbuluar se e dashura e tij, 25-vjeçare, Sharon Fonseca ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmi është bërë publik nga vetë Vacchi, i cili përmes një postimi në “Instagram”, ka publikuar një foto të bashkëshortes dhe foshnjes, teksa shkruan se është bërë baba nga një vajzë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pas lindjes, prindërit e pagëzuan foshnjen me emrin Blu Jerusalem Vacchi. Në foto Vacchi dhe Fonseca shfaqen duke shijuar prindërimin, ndërsa mbanin dorën e vajzës së tyre.

Gianluca Vacchi shkruan se:

“Ajo është me ne … Sharon dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema Vacchi. Falë Zotit, ajo është mirë dhe e duam më shumë se jetën tonë”.