Lajme

49 kilogramë kokainë – Ku janë përqendruar hetimet për të atin e Arbër Çekajt

Selim Çekaj u arrestua dje nga policia pas kapj

Selim Çekaj u arrestua dje nga policia pas kapjes së 49 kilogramë kokainë në konteinerin me banane që vinte nga Ekudori. Konteineri ishte porosi e Çekajt dhe do të mbërrinte në magazinën e tij “Ecoalmax” në Maminas. Hetimet janë përqendruar në bisedat telefonike të Selim Çekajt, me persona të tjerë

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i cili gjithashtu është në qeli për kapjen e 613 kg kokainë në konteinerin me banane që vinte nga Kolumbia në vitin 2018.

Kështu, familja Çekaj është rikthyer edhe njëherë në vëmendje për mënyrën e trafikimit të drogërave të forta nga vendet e Amerikës Latine, përmes konteinerëve me banane.








Sipas raportimeve, policia e Durrësit po verifikon komunikimet e administratorit të arrestuar, Selim Çekajt nëse ka pasur takime apo komunikime me persona te dyshimtë që mund të kenë lidhje me porosinë e drogës.

Sakaq, para grupit hetimor Selim Çekaj e ka mohuar të ketë lidhje me kokainën dhe është shprehur se porosia e tij ishin vetëm bananet, ndërsa sa i përket kokainës, ai ka thënë se i përket autoriteteve të zbulojnë se kush e ka futur në konteinerin me banane.

5


Etiketa: , , , ,