Maqedoni

Pas një sëmundjeje të rëndë më 10 nëntor 2019 ka ndërruar jetë Ljube Rajevski.

Rajevki ka lindur më 11 mars të vitit 1955 në Shkup. Një kohë të gjatë ishte drejtor dhe anëtarë i Këshillit Drejtues të NLB Banka dhe ka kontribuar në zhvillimin e njërës nga bankat udhëheqëse në vend dhe Grupacionit NLB.

Ishte aktiv edhe në fusha të tjera, kryetar dhe anëtarë i Këshillave (Trigllav, Fondacioni zhvillimor i Maqedonisë).

Ljube Rajevski njihej si njëri ndër bankierët më të respektuar në Maqedoni, por respektin më të madh e fitoi me atë që para së gjithash ishte njeri, i përkushtuar ndaj familjes, shoqërisë, fqinjëve…

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 12 nëntor në varrezat e Butelit në ora 13:00.

Loading…