Lajme

39 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

39 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit m

39 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 603 raste pozitive me Coronavirus.

Në 24 orët e fundit, në këtë shtet janë kryer dy mijë 596 testime, ndërkohë që janë shëruar 641 pacientë.

Numri më i madh i viktimave janë nga Shkupi dhe Tetova./Insajderi.com