Kronika e Zezë

37 aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë

Një person ka humbur jetën ndërkaq 5 kanë

Një person ka humbur jetën ndërkaq 5 kanë kaluar me lëndime të rënda dhe 21 me lëndime të lehta në 16 aksidente nga gjithsej 37 sa kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Sipas të dhënave nga SPB e Shkupit, nga trafiku janë përjashtuar gjithsejt 64 vozitës që kanë qarkulluar nën ndikimin e alkoolit, 60 vozitës pa të drejtë të qarkullimit në trafik, 8 vizitës fillestar dhe 42 automjete të paregjistruara.

Gjithashtu janë lëshuar edhe 206 gjoba për parkim të parregullt dhe janë hequr 141 automjete me automjetin special, karrotrec.