Maqedoni

360 Gradë: Partitë të arrijnë marrëveshje për politikën e jashtme

Para çdo hapi tjetër, duhet të ketë një marrëveshje minimale midis elitave politike mbi bazat e politikës së jashtme, thotë Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti i Politikave Evropiane. Në emisionin “360 gradë” ajo bëri thirrje që  mos marrja e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, të mos përdoret për qërim të hesapeve politike. Sipas saj, vendi duhet të mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë së procesit të integrimit evropian.

 Por, në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitojmë nga Samiti në Samit, por duhet bërë një strategji shumë sistematike, me disa pika kryesore. Po, shkojmë atje, por të gjithë do të lobojmë së bashku për këtë dhe kështu do ti ndërtojmë kapacitetet tona”-pohoi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Për profesorin e universitetit Aleksandar Spasenovski, hapi i Presidentit Stevo Pendarovski për të thirrur një takim liderësh është i dobishëm, duke thënë se për perspektivën evropiane të vendit do të kërkohet konsensus politik.

Nëse e arrijmë atë konsensus, do të hyjmë në një zonë të moderimit në të cilën nuk mund të veprojmë me ndonjë synim tjetër politik përtej kësaj, do të thosha, një proces rajonal dhjetëvjeçar i integrimit të R.Maqedonisë në Bashkimin Evropian”-tha Aleksandar Spasenovski, profesor Universiteti.

Analisti politik Ibrahim Mehmeti mendon se dorëheqja e mundshme e kryeministrit Zoran Zaev do të ishte më shumë një hap emocional, sesa një hap racional.

Po të isha në vendin e tij, siç jam unë, me siguri do të dorëhiqesha, jo sepse unë nuk i plotësova kushtet, por sepse ai do të isha i zhgënjyer dhe nuk do të dëshiroja të vazhdoj komunikimin me njerëzit, që nuk e mbajnë fjalën”-pohoi Ibrahim Mehmeti, analist politik.

Mehmeti nuk sheh asnjë përfitim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi, sipas tij, kjo nuk do të zgjidhë problemet në procesin e integrimit në BE.

ALSAT

Loading…