Ballkan

33 viktima dhe 946 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka vijuar me shifrat e larta

Maqedonia e Veriut ka vijuar me shifrat e larta nga COVID-19 edhe në këtë ditë të dytë të dhjetorit.





33 viktima dhe 946 raste të reja janë regjistruar sot, teksa në krahasim me ditën e parë të dhjetorit ka më pak raste.

Maqedonia e Veriut prej tetorit shënon shifra të larta dhe shqetësuese, por pavarësisht masave kufizuese në fuqi autoritetet dhe qeveria vendosën vetëm gjendjen e krizës dhe jo orë policore apo një ”Lock-Down”.