Maqedoni

31 viktima dhe 657 raste të reja me koronavirus, shërohen 920 persona

Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga

Në 24 orët e fundit 920 qytetarë u shëruan nga Koronavirusi, 31 humbën jetën dhe 657 të tjerë rezultuan pozitivë në testet për COVID-19. Nga 920 të shëruarit, pjesa më e madhe janë nga Shkupi 349, nga Prilepi 70, nga Struga 60, nga Gostivari 45, nga Kumanova 37 dhe po aq nga Velesi. Në mesin e vitkimave, 10 janë nga Shkupi, 5 nga Prilepi, 3 nga Kumanova e Gostivari. Nga 2 viktima u shënuan në Tetovë e Strumicë, ndërsa nga një viktimë në Dibër, Strugë, Ohër, Kavadarc, Krushevë dhe Dellçevë. Ndërkohë, nga gjithsej 2347 testet e bëra, rastet pozitive u shënuan në Shkup 323, në Prilep 38, në Manastir 36, në Ohër 28, në Kavadarc 25, në Kumanovë 23.

The post 31 viktima dhe 657 raste të reja me koronavirus, shërohen 920 persona appeared first on Alsat.