Lajme

3 muaj në koma, tifozi i vogël i Partizanit ndahet nga jeta

Një lajm shumë i keq.

Një lajm shumë i keq. Tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça, ka ndërruar jetë pas një lufte 3-mujore për të shpëtuar. 14-vjeçari, tifoz i zjarrtë i kampionëve, u aksidentua në korrik të këtij viti dhe mori dëmtime të mëdha.

Renisi u përplas nga një makinë në Unazën e e Vogël pas Muzeut Kombëtar. Në momentin e përplasjes 14-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë. Sipas familjarëve ai ndodhej mbi vizat e bardha. Pas ngjarjes policia ndaloi 18-vjeçarin që drejtonte automjetin ‘Audi’. Që prej atij momenti Renisi ra në koma të thellë.

I riu u dërgua në Turqi për një trajtim më të specializuar. Qëndroi 3 muaj në koma, por fatkeqësisht nuk ia doli të shpëtonte. Shpenzimet e 14-vjeçarit që u dërgua në Turqi për kurim të mëtejshëm u mbuluan nga paratë e grumbullua nga shqiptarët. Kjo, pasi familja Muca bëri apel për ndihmë në media. “Ultras Guerrils” kanë publikuar lajmin e kobshëm për humbjen e 14-vjeçarit.

Postimi – “Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë… Renisi nuk ia doli! Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare… Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe! U prehsh në paqe engjëll”, – shkruajnë Guerrilsat.

LEXO EDHE:

Tre muaj në koma pas aksidentit, 14-vjeçari dërgohet në Ankara


Etiketa: , , , ,