Maqedoni

3 familjarët e Almirit paraqitën në burg, babai do të vuaj 6 muaj dënim

Pas paraqitjes së Boban Iliçit në burgun e Kshanjes ku duhet të vuajë dënimin e mbetur, në po të njëjtin burg sot janë paraqitur edhe babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij. Babai i tij është dënuar me 6 muaj burg, ndërsa 2 familjarët e tij me nga 9 muaj.

Ndërkohë familja Aliu drejtësinë për Almirin e vogël do ta kërkojë në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Pala mbrojtëse e familjes ka përgatitur dy lëndë për të vërtetuar se nuk është ndarë drejtësia në këtë proces gjyqësor nga Gjykata e Themelore e Kumanovës. Avokati Ibraim Bajrami tha se lënda e parë do jetë për nënën e Almirit si palë e dëmtuar dhe e dyta për babanë dhe dy të afërmit si palë të akuzuara, të cilët janë dënuar për veprën dhunë. Kërkojnë rikualifikimin e lëndës për dy vëllezërit Iliç, vrasje me paramendim, dhe të tjerët për sulm fizik.

Ne kemi parashtruar prova që dukshëm do të ndikojnë gjendjen faktike, dëshmi të cilat nuk u pranuan gjatë seancave gjyqësore dhe shumë fakte të tjera që ndikuan në Prokurori të ndërroj kualifikimin juridik dhe gjykata të marr ato vendime. Besoj që pas vendimit të Gjykatës në Strazburg do të krijohen kushtet për të bërë një kërkesë për rigjykim të rastit nga fillimi- deklaroi Ibraim Bajrami, Avokat

 Megjithëse lënda e rastit “Almiri” fillimisht duhet të pres edhe vendimin e Gjykatës Supreme në vend, avokatët thonë se parashtrimi i lëndës me kohë në Gjykatën e Strazburgut do të jetë koherent me që nuk presin një vendim më korrekt se Apeli apo Themelorja. Të gjithë këtë amulli të sistemit të drejtësisë e komentoi edhe Ministri Bojan Mariçiq ditën që ishte prezent para burgut të K’shanjës në Kumanovë. Tha se gjithnjë ka revoltë për vendime gjyqësore, ndërsa bëri thirrje që rasti të paraqitet në Këshillin gjyqësor, për të rishikuar lëshime procedurale të lëndës.

 Adnan Qaili

The post 3 familjarët e Almirit paraqitën në burg, babai do të vuaj 6 muaj dënim appeared first on Alsat.