Opinione

3 dorëheqje për tre muaj!

Brenda 3 muajve të këtij viti tre ministra në d

Brenda 3 muajve të këtij viti tre ministra në detyrë në Qeverinë Hoti dhanë dorëheqje nga pozitat që mbanin nga 3 qershori i vitit 2020.

Pra,në çdo muaj nga një dorëheqje.Dy prej tyre janë të AAK-së dhe një ministre nga LDK-ja.

Secili prej këtyre ministrave të dorëhequr kanë dhënë arsyetimet,por ato nuk ishin bindëse.

Pra,ishin dorëheqje sa “me la gojën”,apo me “mizë pas veshit”

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi nga radhët e AAK-së,ishte i pari që më 13 janar 2021 pati dhënë dorëheqje nga pozita e parathënë.

Kurse pas një muaji e diçka,konkretisht më 24 shkurt dorëheqje dha edhe ministrja  për Financa Hykmete Bajrami nga radhët e LDK-së,kurse dje dorëheqje nga pozita e ministres së Politikës së Jashtme dhe Diaspirës dha edhe Melisa Haradinaj-Stublla nga AAK-ja.

Por,jo vetëm kaq.Kjo e fundit dorëheqje ka dhënë edhe nga të gjitha funksionet që ka pasur në AAK.

Të tre këta ministra,dy nga AAK-ja dhe një nga LDK-ja ishin ushtrues detyre që nga 21 dhjetori i vitit 2020,kur qeveria Hoti u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese,për shkak se vota  e ish-deputetit Etem Arifi ishte shpallur e pavlefshme.

Dhe,po 3 këta qeveritarë në detyrë të cilët dhanë dorëheqje secili prej tyre ka nga “një mizë pas veshit”.

Pra,kanë afera të ndryshme,për ç’gjë qytetarët e Kosovës janë në dijeni për bëmat e tyre gjatë kohës sa ishin në pozita ministrore apo para kësaj.

Kujtojmë se Qeveria Hoti aktualisht është në detyrë dhe i ka ditët e numëruara pasi që Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor 2020 kishte shpallur jo legjitime  votimin e kësaj qeverie.

Tani kush e ka radhën?