Kronika e Zezë

28 vjeçari nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën. Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Express, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

Nga Policia kanë konfirmuar për Express se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.