Maqedoni

25 viktima dhe 865 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 865 raste të reja nga 2889 testet e bëra. Kjo tregon se 29,9% PCR testeve kanë rezultuar pozitiv nga Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup i diagnostikuan 330 raste të reja, Prilep 47, Tetovë dhe Manastir 42, Kavadar 38, Ohër 36, Veles 35, Gjevgjeli 33 dhe në qytetet tjera nën 20 e më pakë të prekur. Ndërkaq, 641 u regjistrua numri i të shëruarve nga kurimi spitalor dhe shtëpiak. Por, numri i të vdekurve mbrëmë ishte 25 pacientë, prej të cilëve 10 në Shkup. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 75,597 prej të cilëve 51,493 janë shëruar, 21910 janë arste aktive dhe 21,910 kanë nderuar jetë.

The post 25 viktima dhe 865 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit appeared first on Alsat.