Lajme

24-vjeçari hidhet nga pallati në Librazhd, niset me urgjencë drejt Traumës

Një i ri në Librazhd, është hedhur nga kati i p

Një i ri në Librazhd, është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa raportohet se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, i riu pasi është hedhur, ka rënë mbi një pemë dekorative përpara pallatit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ende nuk dihen motivet që shtynë 24-vjeçarin të hidhet nga banesa, ndërsa raportohet se ulërimat e tij kanë tmerruar banorët përreth.

Fillimisht, J.S., ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Librazhd, ndërsa më pas është nisur me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet.

/Mapo.al/


Etiketa: , ,